Homazhe në nderim të heroit të kombit Salih Çekaj në Deçan dhe heroit Shefqet Mustafaj në Gllogjan

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se ai me bashkëpunëtor kanë bërë homazhe në nderim të herojëve të kombit, Salih Çekaj në Deçan dhe Shefqet Mustafaj në Gllogjan.

“Sot, me nderim dhe përulje, bëmë homazhe në nderim të heroit të kombit Salih Çekaj në Deçan dhe heroit Shefqet Mustafaj në Gllogjan.

Salih Çekaj, strategu dhe vizionari i luftës për liri, ishte ndër të parët që organizoi rezistencën kundër okupatorit, duke u bërë simbol i vendosmërisë dhe sakrificës për atdhe. Kujtimi i tij do të mbetet përherë i gjallë në historinë e kombit tonë.

Në Gllogjan, nderuam heroin Shefqet Mustafaj, një luftëtar i paepur që dha jetën për lirinë e Kosovës. Ai ishte dhe do të mbetet simbol i krenarisë dhe qëndresës së palëkundur.

Lavdi e përjetshme të rënëve për liri, ka shkruar ndër të tjera në rrjetin e tij social, Facebook, kryetari i Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Rahovecit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me IOM-in

Komuna e Rahovecit ka nënshkruar të hënën një memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e kabinetit shkencor …