Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: VV-ja s’e ka shumicën, PDK-ja s’ndryshon qëndrim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka shprehur skepticizëm lidhur me mundësinë që Lëvizja Vetëvendosje të sigurojë shumicën e nevojshme për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit në seancën e paralajmëruar për të hënën. Tahiri theksoi se qëndrimi i PDK-së mbetet i pandryshuar dhe se kjo parti do të veprojë njësoj si në dy tentativat e mëparshme për zgjedhjen e kryeparlamentares, ku kandidatja e VV-së, Albulena Haxhiu, nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme. E gjitha varet nëse VV-ja do të arrijë t’i ketë 61 vota me partnerët që pretendon se i ka. Nëse i arrijnë, do të zgjedhin kryetaren. Por unë jam shumë skeptik, duke parë situatën dhe atmosferën brenda Kuvendit, deklaroi Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët me rastin e Fitër Bajrami, duke bërë thirrje për më shumë unitet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Bashkësia Islame e …