ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë që njihet si shtrenjtimi i tretë brenda qeverisjes së Albin Kurtit. Zyrtarë të opozitës e kanë quajtur këtë vendim të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji si të papërgjegjshëm dhe të lidhur me interesa të grupeve të fuqishme ekonomike, që ata i quajnë “mafia energjetike”. PDK dhe LDK kanë paralajmëruar veprime të ashpra sapo të konstituohet Kuvendi, përfshirë shkarkimin e Bordit të ZRrE-së dhe ndjekje penale ndaj anëtarëve të tij. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka akuzuar qeverinë Kurti për krijimin e një “katrahure energjetike”, ndërsa ka lidhur rritjen e çmimeve me interesa të ngushta financiare që, sipas tij, përfshijnë figura të përfolura si ambasadori Martin Berishaj. Këto vendime janë të diktuara nga interesat e KEDS-it dhe KESCO-s, dhe të mbështetura nga një ZRrE e kapur politikisht, ka deklaruar edhe nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, duke shtuar se Bordi aktual mbron fitimet e korporatave në dëm të qytetarëve. Në të njëjtën kohë, kryeministri Kurti ka shmangur përgjigjet publike.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …