Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Seanca e radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës fillon sot në orën 15.00

Sot në ora 15.00, fillon seanca e radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Përpjekje për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit të institucionit më të lart ligjvënës ka pas edhe në seancat paraprake por ato kanë dështuar pasi partia Vetëvendosje nuk ka arritur t’i siguroj votat e mjaftueshme, ndonëse disa herë kanë thënë se i kanë numrat e nevojshëm. Gjatë seancës të së shtunës, partia Vetëvendosje ka propozuar dy herë radhazi për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu por propozimi i tyre ka dështuar pasi nuk ka arritur t’i siguroj 61 votat e domosdoshme për ta votuar propozimin e saj. Albulena Haxhiu ka paralajmëruar se partia së cilës i përket, do ta propozoj sërish emrin e saj për të postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998

RKL: “Ta çlirojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë”, në përkujtim të Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve që ranë më 14 dhjetor 1998

Sot në përvjetorin e rënies heroike, përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 42 dëshmorët e rënë më …