Ish-deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka shprehur skepticizëm lidhur me mundësinë që Albulena Haxhiu të votohet si kryeparlamentare në seancën e sotme të Kuvendit. Ai theksoi se problemi kryesor është mungesa e numrave nga ana e Vetëvendosjes, gjë që, sipas tij, pamundëson legjitimitetin për të udhëhequr institucionet. Lekaj shtoi se, në rast se vendi shkon në zgjedhje të reja, përgjegjësia bie tërësisht mbi VV-në, duke i akuzuar për arrogancë dhe mungesë bashkëpunimi politik. Ai theksoi gjithashtu se mesazhi i qytetarëve në zgjedhjet e fundit ka qenë i qartë, por që nuk është kuptuar nga partia në pushtet.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
