Shqipe Selimi reagon pas përmendjes nga AAK-ja si kandidate për kryetare të Kuvendit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, ka reaguar pas deklaratës së liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili e përmendi atë si një nga kandidatët e pranueshëm për postin e kryetares së Kuvendit të Kosovës. Haradinaj, pas dështimit të seancës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, deklaroi se nëse do të propozohej Shqipe Selimi ose Saranda Bogujevci, AAK-ja do t’i votonte pa hezitim. Selimi tha se emërimet për pozita të tilla janë ekskluzivisht kompetencë e subjektit politik që ajo përfaqëson. Ajo theksoi se çfarëdo kandidature e propozuar nga Vetëvendosje pranohet dhe mbështetet nga të gjithë anëtarët e saj. Selimi shtoi se megjithëse AAK-ja ka të drejtë të shprehë qëndrime dhe sugjerime, në këtë rast specifik, vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka të drejtë të bëjë propozimin për kryetarin e Kuvendit, një e drejtë e përcaktuar edhe nga kushtetuta.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: Ata mund të dëmtojnë emblemën tonë, por jo atë që përfaqëson, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran

Enver Hoxhaj: Deklarata e presidentit Tramp paralajmëron se shpejt mund të jemi në agjendën e politikës së jashtme amerikane

Duke komentuar qëndrimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, ish ministri …