Latifi: Sot për tokën, çdo ditë për të ardhmen!

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi bashkë me fëmijët e çerdhes “Tulipanët” në Rahovec, kanë mbjellur lule dhe pemë në oborrin e çerdhes, në shënim të 22 prillit – Dita Ndërkombëtare e Tokës.

Fëmijët, përmes këtij aktiviteti, mësojnë rëndësinë e kujdesit për natyrën dhe të mbrojtjes së mjedisit, ka thënë kryetari Latifi.

Më pas, kryetari Latifi ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Shoqata Humanitare Kosova, ku bashkë me të rinjtë diskutoj për sfidat mjedisore, angazhimin e tyre dhe përkushtimin institucional për të çuar përpara projektet e gjelbra.

Pas kësaj, me bashkëpunëtorët e tij kryetari Latifi vizitoj edhe punëtorët e Kompanisë Rajonale të Pastrimit “Ekoregjioni”, të cilët po bëjnë pastrimin e hapësirave përgjatë rrugës rajonale në drejtim të Malishevës.

Çdo hap i vogël që bëjmë sot ka ndikim të madh nesër. Le të angazhohemi çdo ditë për mbrojtjen e mjedisit dhe të krijojmë një botë më të pastër e më të shëndetshme për të gjithë ne, ka deklaruar i pari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti takohet me shefin e misionit të OSBE-së, McGurk dhe me ambasadorë nga vendet e Beneluksit dhe ato nordike

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë sot  pjesë në një takim  në …