Zyrtarja e SHBA-së në Kosovë bën homazhe për të zhdukurit: “E përkushtuar për të vërtetën dhe drejtësinë”

E ngarkuara me Punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka kryer homazhe pranë memorialit kushtuar personave të zhdukur gjatë luftës, duke riafirmuar mbështetjen e SHBA-së për zbardhjen e fatit të tyre. Ambasada Amerikane theksoi përkushtimin e saj për të mbështetur të vërtetën, drejtësinë dhe përpjekjet për pajtim ndërmjet komuniteteve në Kosovë. “Ambasada amerikane është e përkushtuar të mbështesë të vërtetën, drejtësinë dhe përpjekjet për pajtim”, thuhet në deklaratë. Po ashtu, theksohet rëndësia e dhënies së informacionit të plotë për fatin e të zhdukurve. “Familjet meritojnë informacion të plotë për fatin e më të dashurve të tyre”, theksohet në reagimin e ambasadës. Ky veprim vjen në një kohë kur çështja e personave të zhdukur mbetet ende një nga plagët e hapura të së kaluarës në Kosovë dhe një temë e ndjeshme në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Dështimi i 28-të radhazi në Kuvend: VV mbetet e palëkundur për votim të fshehtë, procesi drejt Kushtetueses

Përpjekja e 28-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish, duke thelluar bllokadën …