Fitim Selimi: MËNYRA ME E MIRË PËR TA NDALUR KURTHIN ËSHTË MBROJTJA E LIGJSHMËRISË

Mënyra më e mirë për ta ndalur destruksionin e Albin Kurtit është diga juridike, të cilën nuk duhet lënë të kalohet!
Partitë politike dhe deputetët pavarësisht se cilit subjekt i takojnë, fuqimisht duhet qëndruar në mbrojtje të normave ligjore si shtyllë me e rëndësishme e funksionimit të
Shtetit!
Thirrja deputetëve për anashkalim të normës juridike, me arsyetim të zhbllokimit të proceseve ndertuese te institucioneve, është thirje për anarki dhe për thellim edhe me të madh të problemeve në procesin ndertues të vendit!
Qëndrimi brënda normave, qoftë edhe me çmimin e zvarritjeve në këto procese, është domosdoshmëri, është obligim që mbronë nga anarkia, së cilës veq i ka vu themelet Albin Kurti!
Kësaj qëndrueshmërie duhet mbivënë interpretimin e mundshëm nga arbitër juridik të caktuar, siç do të ishte Gjykata Kushtetuese!
Në këtë mënyrë, publiku do ta kete të qartë përfundimisht edresën e abuzuesit me Qeverinë dhe me Parlamentin e Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Z. Arifi: Realicionet izraelito-iraniane

Izraeli i paska sulmuar disa baza bërthamore të Iranit. Sipas deklarateve zyrtare të drejtuesve të …