Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore.  “Gjatë vizitës shtetërore në Brunei Darussalam, Presidentja Osmani do të pritet me nderime të larta shtetërore dhe do të zhvillojë takime me Madhërinë e Tij, Sulltan Bolkiah, në rezidencën zyrtare Istana Nurul Iman. Gjatë kësaj vizite shtetërore, Madhëria e tij Sulltani i Bruneit dhe bashkëshortja e tij, Madhëria e saj Raja Isteri Pengiran Anak Hajah Saleha, do të shtrojnë banket shtetëror. Në Brunei Darussalam, Presidentja Osmani do të takohet dhe me anëtarë të tjerë të familjes mbretërore dhe të kabinetit qeveritar, si dhe do të vizitojë edhe disa nga monumentet më të njohura kulturore të këtij shteti.”

Kontrolloni gjithashtu

Nesër mbahet seanca e 11 e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Nesër, më 5 maj,  mbahet seanca e 11 e radhës për konstituimin e Kuvendit të …