KMDLNJ

KMDLNJ: Mos përfshirja e katër komunave me shumicë serbe është diskriminim flagrant

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut e ka kritikuar ashpër vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për mos përfshirjen e katër komunave të pjesës veriore të Kosovës në tarifat e reja të rritjes së energjisë prej 16.1 për qind. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka vlerësuar se ky vendim i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për mos përfshirjen të katër komunave të pjesës veriore të Kosovës të dominuara nga pakica etnike serbe, është diskriminim flagrant dhe shkelje e të drejtave të njeriut. Kundër rritjes prej 16.1 për qind të energjisë elektrike, kanë reaguar edhe organizata nga shoqëria civile si dhe janë mbajtur disa protesta para Qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Protesta e UÇK-së në Shkup përfundon pa incidente

Një orë pasi u shpall e hapur, përfundoi protesta e thirrur nga organizatat e dala …