Fitim Selimi

Fitim Selimi: Nga shpresa për ndryshim, te rreziku i devijimit demokratik

Kur populli kërkon ndryshim, por ndryshimi udhëhiqet nga egoja, atëherë liria zbehet dhe demokracia zëvendësohet me diktat. Ky reflektim nuk është sulm politik, por një thirrje për vetëdije qytetare. Lexoni më poshtë mendimin tim mbi një rrezik të heshtur që po rritet para syve tanë…
Masat e pakënaqura me mënyrën aktuale të udhëheqjes, nëse përpjekjet për ndryshim i ndërmarrin përmes një oferte të matur, të racionalizuar dhe të përfaqësuar nga një lider i përgjegjshëm e i përkushtuar, mund të arrijnë sukses real. Një qasje e tillë do të mundësonte zëvendësimin e elementeve të papranueshme të qeverisjes me forma më të shëndosha dhe më demokratike.
Por problemi lind kur kërkesa për ndryshim kthehet në një mjet për të përmbushur ambicie personale. Kur udhëheqësi që pretendon të sjellë ndryshim është më shumë i motivuar nga egoja dhe deliri i madhështisë sesa nga përgjegjësia ndaj qytetarëve, atëherë projekti devijon nga thelbi. Në vend që të dallojë me drejtësi nuancat mes të ndryshmes dhe të preferueshmes, ai e paraqet situatën si ndarje të pakapërcyeshme dhe çdo kritik e kundërshtar e shpall armik të popullit.
Kjo qasje nuk i shërben demokracisë. Përkundrazi, ajo zëvendëson garën me rregulla të barabarta me diktatin, duke hapur rrugë për ndryshime të dhunshme dhe të rrezikshme për realitetin institucional e shoqëror.
Prandaj, sa më shpejt të kuptohet se pushteti i drejtuar nga Albin Kurti po i sjell vendit devijim nga parimet e shëndosha demokratike, aq më parë mund të fryjë në Kosovë era e lirisë, e besimit dhe e zhvillimit të qëndrueshëm.
Respekt për ata që angazhohen me parime dhe integritet, veçanërisht për profesorët dhe intelektualët që nuk heshtin në kohë kur fjala ka peshën më të madhe.

Kontrolloni gjithashtu

Ylli Mece

Ylli Mece: NJË KOMEDI …AMERIKANE !

Askush të mos e mendojë se artikulli “Një  Komedi amerikane” ironizon shkrimtarin e madh amerikan …