Nën patronatin e kryeministrit Haradinaj sot bëhet rivarrimi i heroit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit, Hazir Malaj

Xhevahir Geci: Nderime për veprën e tyre heroike, dëshmorëve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Me rastin e 27-vjetorit të rënies së dëshmorëve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj, qytetarë të shumtë, familjarë dhe përfaqësues të institucioneve morën pjesë në homazhet përkujtimore, duke vlerësuar lart kontributin e tyre në luftën për liri dhe organizimin e UÇK-së. Deputeti i PDK-së, Xhevahir Geci, tha se vepra e Konushevcit dhe Malajt është shembull i përkushtimit ndaj atdheut. “Është një nder që t’i përkulemi heronjve tanë, të cilët kanë qenë promotorë të organizimit të luftës në të gjitha aspektet,” u shpreh ai. Ndërkaq, nipi i heroit Ilir Konushefci, i cili mban emrin e xhaxhait të tij, e cilësoi këtë trashëgimi si përgjegjësi kombëtare. “Të mbash emrin e një heroi është privilegj, por edhe barrë e madhe morale. Çdo vepër e tij duhet të nderohet nga të gjithë populli,” tha ai me emocion.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …