Komisioni Evropian

Brukseli konfirmon fillimin e heqjes graduale dhe të kushtëzuar të masave ndaj Kosovës

Komisioni Evropian ka konfirmuar se ka filluar puna drejt një heqjeje graduale, të kushtëzuar dhe të kthyeshme të masave ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës. Në një përgjigje me shkrim për mediat, zyra për shtyp e Komisionit theksoi se ky proces është rezultat i diskutimeve paraprake mes shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të mbajtura gjatë takimit të ministrave të jashtëm në muajin prill. Aktualisht, procesi është më shumë simbolik sesa me ndikim të thellë, megjithatë janë ndërmarrë disa hapa konkretë: është zhbllokuar funksionimi i nën komiteteve ndërmjet BE-së dhe Kosovës dhe është rifilluar asistenca teknike nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor. Burime diplomatike në Bruksel bëjnë të ditur se heqja e plotë e masave kërkon pajtim unanim të të gjitha shteteve anëtare të BE-së. Një konsensus i tillë pritet vetëm nëse autoritetet e Kosovës ndërmarrin veprime të qarta drejt uljes së tensioneve në veriun e vendit, në përputhje me konkluzionet e miratuara nga Këshilli në dhjetor.

Kontrolloni gjithashtu

Nga retorika kundër “Të Parit” te ngulmimi për pozitën: Albin Kurti dhe qasja e tanishme ndaj kryeparlamentares

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka refuzuar për disa javë me radhë të ndryshojë emrin …