Edi Rama shpall fitoren në zgjedhje: Ky është mandati i vendosjes së Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama shpalli fitore të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, duke e cilësuar këtë rezultat si “fitore me notën 10” dhe një “referendum për rrugën evropiane të Shqipërisë”. Në një fjalim të mbajtur nga sheshi “Skënderbej”, Rama e theksoi fitoren si një mandat të fortë që, sipas tij, do ta çojë Shqipërinë përfundimisht në Bashkimin Europian. Ai u zotua se ky do të jetë mandati i mbylljes së procesit të negociatave për anëtarësim deri më 2027 dhe vendosjes së Shqipërisë në dhomën e BE-së deri në 2030. Edi Rama u shpreh se ky ishte mandati më i fortë që Partia Socialiste ka marrë, duke e krahasuar këtë me vitin e kthesës politike të vitit 1992. Ai vlerësoi votën e emigrantëve si një arritje historike dhe premtoi se do të fokusohet në reforma të thella ekonomike dhe investime strategjike. Në mesazhin e tij, ai theksoi se Shqipëria ka bërë një zgjedhje të qartë për të ardhmen dhe për integrimin në Evropë, duke e ftuar opozitën të rritet si alternativë konstruktive.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …