Zbulohen detaje për investitorët pas fabrikës së mbetjeve të kafshëve

Mediumi “Kallxo.com” ka publikuar një artikull që zbardh prapavijën e investitorëve që fituan kontratën me Ministrinë e Bujqësisë për fabrikën e mbetjeve të kafshëve. Sipas informacionit të publikuar, njëra nga kompanitë që mori kontratën është e regjistruar në Podgoricë të Malit të Zi, ndërsa kompania amë e saj është në Beograd dhe pronar i saj është një shtetas i Serbisë. Sipas hulumtimit, pak ditë pas nënshkrimit të kontratës me qeverinë, biznesmeni serb u tërhoq nga investimi dhe shiti aksionet e tij në kompani. Aksionet u shitën me një çmim shumë të ulët, vetëm 3 mijë euro, ndërsa kompania me seli në Mal të Zi dhe Beograd i shiti 20% të aksioneve tek kompania “Arches Bau” dhe 10% tek Naser Maloku, një emër i njohur në këtë sektor. Në lidhje me këtë, ministri në detyrë, Faton Peci, ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për këto zhvillime dhe për herë të parë ka dëgjuar për to nga gazetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …