Serbeze Kabashi-Muçaj: Thirrje për reflektim dhe bashkëpunim për zhbllokimin e kuvendit

Deputetja e sapozgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Serbeze Kabashi-Muçaj, ka reaguar pas dështimit të 15-të, me radhë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke bërë thirrje për një reflektim të thellë dhe veprim të përbashkët nga të gjitha subjektet politike për të zhbllokuar Kuvendin. Ajo theksoi se asnjë kalkulim afatshkurtër nuk duhet të mbajë peng të ardhmen e vendit dhe nënvizoi rëndësinë e rikthimit të besimit të qytetarëve në demokracinë funksionale. Kabashi-Muçaj e cilësoi situatën aktuale si të paprecedentë dhe të padrejtë, duke theksuar se bllokimi i Kuvendit është një krizë institucionale dhe një mosrespektim i vullnetit qytetar. Ajo kërkoi që klasa politike të mos zhgënjejë qytetarët dhe të angazhohet për të çuar vendin përpara, duke u përmbushur detyrave ligjore dhe morale.

Kontrolloni gjithashtu

Maqedonci bisedon me zyrtaren e NATO-s: Koordinim i ngushtë me KFOR-in dhe hapa të rinj drejt NATO-s

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim virtual me Ariella Viehe, …