Ish-diplomati Sylë Ukshini ka kritikuar renditjen e vizitave të presidentit të ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa, në Ballkanin Perëndimor, duke e cilësuar ndalesën e parë në Beograd si një sinjal të gabuar politik nga ana e Bashkimit Evropian. “Nisja e takimit nga Beogradi për mua është një gjest i papjekurisë dhe i jo seriozitetit të BE-së,” deklaroi Ukshini, duke shtuar se veprimi legjitimon presidentin serb Aleksandër Vuçiq në arenën ndërkombëtare, përkundër lidhjeve të tij me Rusinë. Sipas Ukshinit, mënyra si trajtohet Serbia nga BE-ja është e dëmshme për procesin e shtetësisë së Kosovës dhe dialogun ndërmjet dy vendeve. Nuk mund t’i thuash Serbisë ‘duhet të bësh dialog’, derisa pesë vende të BE-së nuk e njohin shtetësinë e Kosovës,” theksoi ai. Kjo qasje e pa balancuar mund ta shtyjë Bashkimin Evropian drejt një faze të rrezikshme, ku përpjekjet për paqe dhe integrim mund të kthehen në mjete për legjitimimin e politikave të gabuara në rajon.
