leoni

BE kritikon operacionet në veri të Kosovës: Kërkohet ndalimi i veprimeve të njëanshme

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj operacioneve të fundit të autoriteteve të Kosovës në komunat me shumicë serbe në veri, duke i cilësuar ato si veprime të njëanshme që rrezikojnë të nxisin tensione ndëretnike dhe të dëmtojnë pozitën ndërkombëtare të vendit. Në një deklaratë zyrtare, BE i bëri thirrje qeverisë në largim dhe kryeministrit Kurti të ndalojnë mbylljet e institucioneve dhe të tregojnë përmbajtje. Veçanërisht janë përmendur rastet e kompanive “Vodovod Ibar” në Mitrovicë të Veriut dhe asaj të shërbimeve publike në Zubin Potok, që ofrojnë shërbime bazike për komunitetet lokale. BE rikujton se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë–Serbi është kusht për integrimin evropian dhe kërkon zbatim të marrëveshjeve të arritura, përfshirë krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Veprimet e pakoordinuara, thuhet në deklaratë, minojnë përpjekjet për ndërtimin e besimit ndërmjet komuniteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Veteranët e UÇK-së: Nëse nuk shkarkohet Dimal Basha, protestat janë të pashmangshme

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së,  ka paralajmëruar se do të nisë protesta nëse …