Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: Në Kongres s’janë shumë të informuar për Specialen – kjo tregon mungesën e diplomacisë kosovare

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, nga ShBA ka ngritur shqetësime serioze për nivelin e ulët të informimit të Kongresit amerikan rreth proceseve në Gjykatën Speciale në Hagë ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai kritikoi Qeverinë Kurti dhe veçanërisht Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, për neglizhencën në angazhimin me komunitetin shqiptaro-amerikan, të cilin e cilësoi si faktor kyç për mbështetjen e çështjes së Kosovës në Washington. “Janë pikërisht shqiptaro-amerikanët që kanë hapur rrugë në Kongres, në Senat e në Shtëpinë e Bardhë. Roli i tyre është zbehur sepse MPJD nuk i ka parë ata si aleatë të denjë për të lobuar për Kosovën. Kjo ka sjellë një boshllëk në përfaqësimin diplomatik të vendit”, theksoi ai. Behrami shtoi se një pjesë e madhe e anëtarëve të Kongresit nuk janë të informuar në detaje për temën e Gjykatës Speciale, gjë që sipas tij është tregues i qartë i dështimit të diplomacisë kosovare për të ndërtuar ura të qëndrueshme komunikimi dhe për të adresuar me seriozitet këtë çështje. “Ka gatishmëri për të dëgjuar shqetësimet që vijnë nga mbrojtja dhe qytetarët, por mungesa e informacionit bazik për çështjen e Speciales tregon se diplomacia e Kosovës nuk e ka trajtuar këtë temë me prioritetin që meriton”, përfundoi Behrami.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Francës, Emmanuel Macron organizon një konferencë donatorësh në fund të janarit për ta ndihmuar Shqipërinë

Emmanuel Macron nga Tirana: Dialogu Kosovë–Serbi duhet të rifillojë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë një vizite zyrtare sot në Tiranë, ka theksuar rëndësinë …