Duke u bazuar në Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, Statutin e Komunës së Skenderajt dhe Udhëzimin Administrativ të MAPL-së për Administratë të Hapur në Komuna, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Zyrën për Informim, publikojnë kalendarin për organizimin e dëgjimeve publike me qytetarë për përgatitjen e KAB (Kornizës Afatmesme Buxhetore 2026-2028).
KAB-i është dokument i rëndësishëm për planifikimin e buxhetit dhe hartimin e listës së investimeve kapitale kurse përmes dëgjimeve buxhetore qytetarët bëhen pjesë e vendimmarrjes. Këto dëgjime do të mbahen me datat 3 dhe 4 Qershor 2025 sipas kalendarit të mëposhtëm.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
