Blerta Deliu-Kodra: Masat e paralajmëruara të Bashkimit Evropian nuk përbëjnë lajm të mirë për Kosovën

Blerta Deliu-Kodra: Kuvendi ka humbur funksionin, VV s’po tregon vullnet për zgjidhje politike

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës ka humbur arsyen e funksionimit për shkak të përsëritjes së seancave pa rezultat. Në një intervistë për RTK-në, ajo tha se ndonëse Vetëvendosjes nuk i mohohet e drejta për të nominuar kandidatin për kryetar të Kuvendit, mungesa e votave kërkon që të kërkohet një zgjidhje politike. Ajo kritikoi mungesën e vullnetit të VV-së për të negociuar ose për të pranuar alternativa. Duke përmendur vitin 2014 si shembull, Deliu-Kodra theksoi se fituesi i zgjedhjeve duhet të sigurojë shumicën përmes partneriteteve. Ajo shtoi se nëse VV do të kishte votat për krijimin e qeverisë, do t’i kishte edhe për kryeparlamentarin. Deputetja përmendi gjithashtu që në të kaluarën VV nuk i kishte votuar kandidatët e propozuar nga subjektet fituese.

Kontrolloni gjithashtu

Flotistët e Kishnicës në grevë: Dy muaj pa paga, kërkojnë zgjidhje urgjente

Punëtorët flotistë të minierës së Kishnicës kanë hyrë në javën e dytë të grevës për …