Kaja Kallas në Prishtinë: Normalizimi Kosovë–Serbi, çelës për një të ardhme të sigurt dhe të begatë

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka rikujtuar mesazhin e Përfaqësueses së Lartë të BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, gjatë vizitës së saj në Prishtinë. Në fokus ishte thirrja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilin ajo e cilësoi si rrugën e vetme drejt një të ardhmeje më të begatë dhe të sigurt për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjatë konferencës për media, pas pritjes nga Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Aivo Orav, Kallas theksoi: “Stabiliteti varet nga dialogu, jo nga konfrontimi”. Vizita e saj vjen në një moment tensioni të shtuar në veri të Kosovës, pas mbylljes së institucioneve paralele serbe dhe vërejtjeve të fundit të Komisionit Evropian për qeverinë në largim në Prishtinë. Një pjesë kyçe e agjendës së saj përfshinte sigurinë rajonale, përfshirë takime me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani, dhe shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

Kontrolloni gjithashtu

Flotistët e Kishnicës në grevë: Dy muaj pa paga, kërkojnë zgjidhje urgjente

Punëtorët flotistë të minierës së Kishnicës kanë hyrë në javën e dytë të grevës për …