Gjyqtarët e Gjykatës Speciale në Hagë kanë pranuar disa deklarata të dëshmitarëve në procesin ndaj krerëve të UÇK-së, përkundër refuzimit të tyre për të dëshmuar apo mungesës për shkak të shëndetit. U pranuan provat e dëshmitarit W00092, megjithë kundërshtimet e mbrojtjes, si dhe të dëshmitarëve W04352, W04433 dhe W04425, të cilët nuk pranuan të paraqiten në gjykatë. Paneli vlerësoi se deklaratat e tyre përmbajnë tregues besueshmërie, si regjistrime zyrtare, paralajmërime dhe transkripte të plota. Në të vetmin rast, dëshmitari me numër 29 u përjashtua për shkak të problemeve mendore të konstatuara nga ekspertët. Vendimet nënvizojnë standardin “prima facie” për pranueshmëri, pa paragjykuar vlerësimin përfundimtar të besueshmërisë së provave në fund të gjykimit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
