BDI denoncon diskriminimin e qëllimshëm në Ministrinë e Kulturës: Kulturës shqiptare po i mbyllet dera

REAGIM
Kultura 12:1
BDI denoncon diskriminimin e qëllimshëm në Ministrinë e Kulturës: Kulturës shqiptare po i mbyllet dera
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë dhe dënon ashpër avancimet e fundit të realizuara nga Ministria e Kulturës, të cilat konfirmojnë një prirje të rrezikshme të përjashtimit sistematik të shqiptarëve nga institucionet kulturore shtetërore.
Në vendimin e fundit për 12 avancime brenda kësaj ministrie, vetëm një pozitë i është dhënë një shqiptari dhe ajo në një nivel të rendot të dytë.
Ky bilanc është tregues i qartë i një politike të vetëdijshme për të marginalizuar përfaqësimin kulturor të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Për më shumë se një vit, asnjë punësim i ri nuk është bërë në institucionet kulturore të drejtuara nga shqiptarët. Ansamblet kulturore janë në shuarje të plotë, artistët në margjinë dhe institucionet pa jetë, pa investime dhe pa vizion.
Ansambli Muzikor është lënë si relikt simbolik, pa mbështetje dhe pa perspektivë.
Përgjegjësia për këtë situatë nuk i takon vetëm Ministrisë, por edhe mbetjeve të Vlenit në qeveri , e cila ka dështuar të mbrojë interesat kulturore të shqiptarëve dhe ka pranuar rolin e një fasade të heshtur ndaj këtij diskriminimi institucional.
BDI i bën thirrje opinionit publik, artistëve, intelektualëve dhe gjithë faktorëve relevantë që të bashkëreagojnë me ne ndaj këtij marginalizimi të organizuar.
Nuk mund të ketë shtet funksional dhe demokratik nëse një pjesë e popullatës përjashtohet nga hapësira kulturore dhe institucionale.
Kultura është identitet. Fshirja e saj është sulm ndaj bashkëjetesës dhe barazisë.
BDI do të ngrejë këtë çështje në çdo nivel institucional dhe ndërkombëtar për të ndalur këtë degradim të qëllimshëm ndaj trashëgimisë kulturore të shqiptarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Hajrush Kurtaj: 21 maji i vitit 1999 në Runjevë dhe Stagovë

Në Kujtim të 26 – vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve Ekrem Gudaçi dhe Kemal …