Albin Kurti injoron urdhrin e Gjykatës Themelore – KGJK: Askush nuk është mbi ligjin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk po i përgjigjet urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore për të dhënë dëshminë e tij në një rast që po trajtohet nga Prokuroria Speciale. Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ka komentuar këtë çështje duke theksuar se gjyqësori mbetet i përkushtuar ndaj zbatimit të ligjit në përputhje me Kushtetutën, pa marrë parasysh pozitën apo emrin e personit të përfshirë në proces. “Ajo çka mund të them deri në këtë moment, është se Gjykata është absolutisht 100 për qind në zbatim të ligjit për rastin që iu referoni. Gjykata është transparente dhe ka zbatuar ligjin deri në këtë çast”, deklaroi Zogaj . Ai nënvizoi se pavarësia dhe paanshmëria e sistemit gjyqësor është thelbësore për funksionimin e shtetit të së drejtës, duke shtuar se askush nuk është mbi ligjin.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu, kërkon raportim urgjent të drejtorit të policisë për vrasjen e Arlinda Zekajt, kërkesa refuzohet

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar që drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, …