Sazan Ibrahimi: Tri komuna rrezikojnë bllokimin e investimeve kapitale pa konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka paralajmëruar se mos konstituimi i Kuvendit të Kosovës po rrezikon zbatimin e projekteve kapitale në disa komuna. Sazan Ibrahimi, drejtor i Asociacionit, tha se Prishtina, Gjilani dhe Zubin Potoku do të mbeten të bllokuara në buxhetet e tyre pa miratimin përfundimtar në Kuvend. “Buxhetet komunale të këtyre tri komunave janë miratuar me vonesë dhe sipas procedurës, kërkohet miratim nga Kuvendi i Kosovës. Në mungesë të konstituimit të tij, këto komuna nuk mund të fillojnë zbatimin e projekteve të investimeve kapitale,” deklaroi Ibrahimi. Sipas tij, kriza politike në nivelin qendror ka impakt të drejtpërdrejtë në funksionimin e pushtetit lokal, duke penguar miratimin e fondeve dhe ligjeve të nevojshme për zhvillimin komunal. Nëse situata nuk zgjidhet së shpejti, rrezikohet që projekte jetike për qytetarët të shtyhen ose anulohen, çka do të ketë pasoja në shërbimet publike dhe zhvillimin ekonomik lokal.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, iu ka drejtuar një letër zyrtarëve civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakëve të FSK-së

Ejup Maqedonci: Lufta e UÇK-së ishte e lavdishme por nuk u bë sa duhet për ta promovuar atë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka vlerësuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte …