leoni

Llazar Llazari: Duke kujtuar Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe dëshmorët e saj II

Isa Ferizaj: Simbolet e LANÇ

Simbolet e LANÇ, pasuri kombëtare, mbrojtja e tyre, një nga detyrat tona më të shenjta
Ndër detyrat themelore për çdo anëtar të organizatës, këshill zonal, komitet cilido qoftë, e deri në komitetin kombëtar ka qenë është e do të jetë pikërisht mirëmbajtja, restaurimi, rivendosja në vendin e duhur dhe ringritja e të gjithë atyre vlerave, simboleve të LANÇ, që përfaqësojnë popullin tonë në epopenë e tij më të lavdishme shekullore. Cilido popull në botë e ka në qendër të vëmendjes pikërisht historinë e popullit të tij, me të cilën krenohet, lëvdohet dhe punon për ta ruajtur, për atë që arritën të parët, e që ua lënë brezave për t`i kujtuar për atë, që bënë në një etapë të caktuar historisë së vet. Populli ynë ndër popujt më të lashtë të botës e Evropës ka se çfarë të tregojë e vazhdon të zbulojë përherë akoma pjesë të kësaj historie të pazbuluar, që të tjerë rreth nesh, fqinj veçanërisht, invadorë të një periudhe të gjatë apo edhe me kohë të pakët kanë dashur ta shuajnë këtë popull e vend e natyrisht ta fusnin nën sferat apo brenda kufijve të tyre shtetërore. Kjo është shtjelluar gjatë në librat historisë, diku edhe duke u zbehur, por veçanërisht nga individë, historianë realë, shkrimtarë dinjitozë, burra shteti e jo agjentë të vendeve të ndryshme e sot më shumë se kurrë ka materiale, që trajtohet kjo histori e jona edhe pse me ngjyra të ndryshme e jo nga faqezinj për interesa të caktuara. Ajo që është më realja dhe më përfaqësuesja për popullin tonë dhe për periudhën, për të cilën pikërisht ne kemi angazhimin tonë të plotë moral,jetësor e praktik është pikërisht periudha e luftës antifashiste nacional-çlirimtare, që si kurrë më parë u nxit nga ndjenja atdhetare të mbartura, por dhe të krijuara nga një pushtim i ri fashist Italian. Kushtet, faktorët dhe qëllimi i realizimit të këtij agresioni dihet, por dhe regjimi mbretëror satrap, shtypës i një populli prej 15 vjetësh nga Ahmet Zogolli, i cili nëpërmjet marrëveshjeve, transaksioneve, etj me Italinë e Musolinit i dha shkas apo bazë për këtë pushtim. Pa e shtjelluar në hollësi këtë moment të historisë këtu, pasi ajo është trajtuar vazhdimisht e do të trajtohet padiskutim edhe në të ardhmen, një pjesë jo e vogël e administratës mbretërore e të tjerë u vendosën në shërbim të pushtuesit, duke e ndihmuar atë, për qëllimet skllavëruese të mëtejshme të popullit tonë të shumëvuajtur e në gjendje mizerabile ekonomike, e jetësore, i mbetur në kushtet e një feudalizmi të mjeruar. Ndarja klasore ishte në esktremitet. Të dyja këto arsye madhore u bënë bashku shkaku, që atdhetarizmi e ndjenja e domosdoshme për një jetë pa të shtypur e shtypës të bëjë bashkë një popull nën një ide antifashiste, me idetë më përparimtare të kohës ato komuniste, për të cilat u mblodhën pikërisht në Pezë, ku kishte bazën e tij një nga heronjtë më popullor Myslim Peza, që ndërtoi Çetën e parë antifashiste atdhetare e më pas partizane ku u zhvillua ajo Konferencë e njohur me devizën “Bashkim i popullit shqiptar pa dallim feje krahine dhe ideje”! Lufta heroike e popullit tonë prej ditës së pushtimit më 7 prill 1939 e deri në ditët e fundit të saj më 29. 11. 1944, pra ditën e çlirimit të vendit, por që vazhdoi edhe më pas me muajt e parë të vendosjes së pushtetit popullor për shkak se ajo nuk reshti si rezultat i mbeturinave të luftës, por dhe bandave të ardhura nga shtetet fqinjë ka dhënë ngjarje të shumta, dëshmorët dhe heronjtë e bijve të tij. Të 28 000 bijtë dhe bijat kanë vendin e rënjes gjatë luftës e më pas brenda dhe jashtë territorit shqiptar, betejat e zhvilluara me formacionet e ndryshme partizane, formimi i formacioneve, që nga çetat, batalionet, grupet, brigadat, divizionet e deri korparmatat kanë njëkohësisht dhe datat historike të tyre, për të cilat krenohet gjithë populli, ndaj ai ndjen detyrimin e përhershëm si kudo në botë e nga çdo popull, që të bëjë nderimin e homazhet e tij të mëdha apo të vogla qofshin. Është në detyrën e organizatës sonë anë e mbanë vendit nga Vermoshi e deri në Konispol t`i përkujtojë këto data të veçanta, ditë heroike e ngjarje solemne, së bashku me organizatën simotër OKDA, shoqatat atdhetare kulturore e padiskutim pushtetin qëndro e lokal, pavarësisht ngjyrave politike, që përfaqësojnë. Ato në vazhdimësi në një periudhë vjetore apo tjetër në format e veta janë realizuar e do të realizohen pa asnjë dyshim e në mënyrën më të mirë të mundshme, siç janë bërë e janë pasqyruar si duhet në media, por veçanërisht në gazetën tonë të veçantë “Kushtrim Brezash” dhe portalet përkatëse. Për këtë qëllim të madh në të gjithë territorin e vendit ekzistojnë varrezat e dëshmorëve të atdheut në çdo qytet, bashki, fshat apo më gjerë, lapidare, buste heronjsh, memoriale, pllakata të ndryshme, etj shenja simbolike të atyre grave e burrave dhe datave përkujtimore. Ne ndjehemi e jemi krenarë kur kryejmë detyrën tonë të domosdoshme për ata, që ranë dhe dhanë për këtë vend, tokë atë që kishin më të shtrenjtë jetën e tyre. Mirëmbajtja e tyre natyrisht është detyrë e të gjithëve, së pari e pushteteve në vend, por ato na obligojnë edhe ne të gjithë, për të bërë atë që kemi detyrë, bashkëpunimin me pushtetin, por dhe me partitë politike në pushtet e më gjërë, me organizatat simotra si ajo e OKDA, me shoqatat e ndryshme të shumta e mëdha në vend atdhetare, patriotike e kulturore, me individë të ndryshëm humanist dhe bamirës, që janë të gatshëm shpirtërisht materialisht, që siç kanë bërë deri tani jo pak, të kontribuojnë pa hezitim për qëllimin e madh të përmendur më sipër. Duke qenë edhe në prag të 80 vjetorit të Çlirimit të atdheut, që mendojmë e besojmë pa diskutim se do të kremtohet si rrallë herë tjetër në këto 32 vjet pluralizëm, demokraci, etj. Eksperiencë pozitive në këtë drejtim për këtë periudhë të afërt ka me shumicë e mund të përmendim, shumë drejtues e bashki, që kanë marrë masa të shkëlqyera për këto simbole, duke i meremetuar, duke i ringritur, pastruar nga të gjithë anët, rreth e qark tyre apo rrugicat, që i shoqërojnë e duhet kaluar gjatë nderimit,duke i lyer më gëlqere e bojëra të bardha, duke i kthyer në identitet me simbolin e tyre në krye yllin e kuq, identitet i gjakut të derdhur dhe antifashizmit botëror ku u rreshtuan e njohëm nga bota përparimtare. Ka qenë pikërisht detyrimi ligjor i këtyre përfaqësuesve të pushtetit, atje ku e ndjejnë shpirtërisht këtë detyrim si në kryeqytetin Tiranë, ku natyrisht dhe përgjegjësia e angazhimi është më i madh, Është impenjimi i vetë drejtuesve të organizatave tona,që mirëmbajnë varrezat e dëshmorëve dhe jo pushteti ligjor, që e ka detyrë. Mbi këto konstatime konkrete e informacione reale, që janë në lartësinë e duhur përgëzojmë të gjithë drejtuesit e pushteteve në vend ku janë këto veprime pozitive dhe pa diskutim drejtuesit e organizatës sonë në bazë e përfaqësues të tjerë, që kanë dhënë shembull në këtë detyrim të shenjtë. Në këtë linjë përmirësimi ka akoma shumë për të bërë, pasi janë aktualisht probleme, të meta, si varrezat e dëshmorëve në kryeqytet, buste e simbole në disa njësi administrative në të, në disa qytete e fshatra në vend, shtëpi muze e komplekse muzeale, por dhe rreth tyre, të cilat duhet të shohin dorën e njeriut, tonën pa asnjë hezitim deri tek anëtari më i thjeshtë i organizatës sonë e të tjerëve, që përmendëm më lart, që ta shpallim realisht vitin, që kemi përpara vit aksioni për atë qëllim të madh të ndjenjave atdhetare, të cilat na shoqërojnë e kemi brenda vehtes e tek pjesëtarët e tjerë të familjes, shoqërisë e më gjerë. Çdo gjë arrihet vetëm me angazhim konkret e real. Sa për ilustrim e në realitet kujtojmë se në të gjithë vendin ka të tilla monumente kulturore, buste, lapidare, pllakate, buste, basorieleve, etj, që kërkojnë ndërhyrje të domosdoshme, si disa në qytetin e Shkodrës, pjesa e atdhetarizmit deri ditën e fundit të çlirimit të vendit, në Tiranë, varrezat e dëshmorëve, e pothuajse në disa njësi bashkiake ka dëmtime, që meritojnë përmirësime të dukshme. Në Elbasan shtëpia muze e krijimit të shtabit të përgjithshëm të UNÇSH, ndryshimet e destinacioneve të këtyre vendeve për interesa të ngushta personale tregtare etj, ndryshimet e emrave nga ato të heronjve disa objekteve sociale me emra kriminelësh, duke i futur brenda territoreve familjare e degraduar rëndë në disa qytete e fshatra, mos pasqyrimi i duhur i lapidarëve në Vithkuq, degradimi i shtëpive muze në Gjergjevicë, etj, etj. Trokitja pa hezitim në dyert e pushtetit, ngritja e shqetësimit pranë tyre në detaje e në këshillat bashkiake, ku kemi dhe anëtarësinë tonë, por dhe kudo ku është e mundshme do ta realizojë më së miri këtë objektiv.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Asnjëherë më parë drejtësia nuk ka qenë kaq e poshtëruar dhe e vendosur nën komandë të plotë të pushtetit politik

Rasti në Koçan dhe heshtja përballë katastrofës urbane në Çair janë dëshmi të gjalla se …