Azem Galica me luftëtarë

Sot rivarrosen eshtrat e familjarëve të heroit të kombit, Azem Galica

Sot bëhet rivarrimi i eshtrave të familjarëve të heroit të kombit, Azem Galica. Eshtrat e familjarëve të heroit të luftërave kundër pushtimit të Kosovës në vitet ’20-ta, Azem Galica, do të rivarrosen në kompleksin përkujtimor “Azem e Shotë Galica”. Ceremonia e varrimit do të fillojë në ora 10.00, në kompleksin përkujtimor Azem e Shotë Galica në fshatin, Galicë të Drenicës. Azem Galica ishte luftëtar i shquar popullor që luftoi për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë, deri në rënien e tij heroike 92 vite më parë. Historianër serbë she shqiptarë kryetrimin e Drenicës e kanë quajtur “kaçak mali” madje edhe kryekaçak, sipas emërtimit të Serbisë së Pashiqit, e cila Azem Galicës ia masakroi tërë familjen.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova importon nga Kina, Kina mbështet Serbinë kundër Kosovës

Kosova po shpenzon mbi dy milionë euro brenda një dite për mallra të importuara nga …