Visar Korenica kritikon organizimin e “Javës së Krenarisë” dhe promovimin e agjendave ideologjike në institucione

Aktivisti dhe opinionisti Visar Korenica ka reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj organizimit të “Javës së Krenarisë” në Kosovë, duke e cilësuar këtë si një veprim që bie ndesh me trashëgiminë kulturore dhe historike të vendit. Sipas tij, është e papranueshme që qeveria të jetë njëkohësisht nikoqire e aktiviteteve të komunitetit LGBT dhe të mburret në të njëjtën kohë me vlerat e Lidhjes së Prizrenit. “Diçka këtu nuk shkon. Promovimi i dylberizmit në ambiente qeveritare, në kundërshtim me ligjet në fuqi – siç është Ligji për Familjen – përbën keqpërdorim të institucioneve për agjenda të imponuara ideologjikisht,” shkruan Korenica në postimin e tij. Ai i referohet deklaratës së Kryeministrit Albin Kurti në hapjen e “Javës së Krenarisë”, ku ky i fundit tha se “ndjenjat e turpit duhet t’i luftojmë së bashku”. Korenica e sheh këtë si përpjekje për të zbehur ndjenjat tradicionale të turpit që, sipas tij, kanë ndihmuar brezat për të mbrojtur moralin dhe karakterin përballë ndikimeve të huaja. Shoqëria duhet t’u ofrojë ndihmë dhe mbështetje këtyre grupeve, jo përmes fushatave që i quan “emancipuese”, por përmes rikthimit të vlerave tradicionale dhe të familjes. “Kosovës i duhet Java e Familjes, Muaji i Familjes, Viti i Familjes – sepse vetëm familja e shëndoshë sjell begati në vendin tonë,” përfundon Korenica.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ njofton afatet për votimin jashtë vendit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shpallur periudhën për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për të …