Vuk Drashkoviq: Kisha Ortodokse Serbe s’e ka dënuar asnjë krim të kryer nga serbët, përfshirë masakrën në “Panda”

Ish-politikani dhe shkrimtari serb, Vuk Drashkoviq, ka akuzuar Kishën Ortodokse Serbe se kurrë nuk ka dënuar krimet që janë kryer nga serbët gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, përfshirë edhe masakrën e vitit 1998 në kafenenë “Panda” në Pejë. Në një intervistë për emisionin “Pa censurë”, Drashkoviq tha se gjashtë të rinjtë serbë në Pejë u vranë nga shërbimet sekrete serbe për t’ia atribuar fajin shqiptarëve dhe për të nxitur urrejtje etnike. Ai tha se Kisha ka heshtur për këtë dhe shumë krime të tjera, përfshirë edhe agresionin rus ndaj Ukrainës. Drashkoviq e krahasoi masakrën në Pejë me krimet e Wehrmachtit në Kragujevc më 1941. Ndërkohë, edhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte deklaruar vite më parë se nuk ka prova se krimi në “Panda” ishte kryer nga shqiptarët. Familjarët e viktimave, përmes avokatit Ivan Niniq, kanë kërkuar që Vuçiq të dëshmojë para Prokurorisë për krime të organizuara për deklaratat që ka bërë në lidhje me këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …