Vlora Çitaku

Vlora Çitaku reagon ndaj deklaratës së Gërvallës, fyerje për luftën, dëshmorët dhe aleatët tanë

Zyrtarja e lartë e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratës së ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, përpara përfaqësuesve ndërkombëtarë, ku ajo thuhet se ka deklaruar se “Kosova nuk është më ajo që ka qenë”, duke aluduar në një gatishmëri të re për t’u përballur me kërcënime nga Serbia. Çitaku e ka cilësuar këtë si një fyerje të rëndë ndaj historisë së luftës çlirimtare, dëshmorëve dhe qytetarëve që luftuan për liri. Ajo ka theksuar se kjo është “fyerje për mijëra gra e burra që guxuan ta mundin frikën dhe ndërtuan aleanca me botën demokratike”. Sipas saj, veprime të tilla dëmtojnë marrëdhëniet e ndërtuara me mund dhe sakrificë me partnerët ndërkombëtarë. “Nuk është vetëm mungesë mirënjohjeje. Është mjerim dhe trishtim i madh”, përfundon reagimi i saj.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Me gratë në ballë të ndryshimit, LDK do të rikthejë shpresën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar me gratë aktiviste të partisë, …