leoni

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj u shpreh kundër ngritjes së përmendores nga regjimi serb për Slobodan Millosheviqin

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj u shpreh kundër ngritjes së përmendores nga regjimi serb për kasapin e Ballkanit, Slobodan Millosheviq. Ai ka dënuar fuqimishëm përpjekjet për ndërtimin e përmendores së Millosheviqit. Kundërshtojmë fuqishëm përpjekjet në Serbi për të pastruar Slobodan Millosheviqin nga përgjegjësia për krimet e luftës dhe aktet gjenocidiale në Ballkan. Rehabilitimi i Millosheviqit është sulmi më serioz ndaj paqes dhe pajtimit në rajon. Një precedent shumë i rrezikshëm ndërkombëtarisht”, ka shkruar Hoxhaj. Nuk ka asgjë të keqe që serbët i ngrehin përmendore kryekriminelit, sepse ai gëzon simpatinë e shumicës dërrmuese të serbëve, por do të ishte fatkeqësi nëse do të gjendeshin qeveritarë shqiptarë që do të merrnin pjesë në inaugurimin e përmendores së kriminelit më të damkosur të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu kritikon LDK-në: Frika për të marrë vendime e ka lënë Kosovën prapa

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj propozimit të LDK-së për qeveri tranzicionale, duke …