Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Në Kosovë energjia elektrike po vjen përmes Serbisë

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka drejtuar kritika të shumta ndaj Qeverisë dhe partisë Vetëvendosje të cilat i ka akuzuar për gjendjen e rënduar në vendin tonë në fushën e energjisë. Ajo ka shkruar se energjia në Kosovës po vjen përmes Serbisë. “Sot, në KEK funksionon vetëm blloku A3, me kapacitet 110 MW. KOSTT nuk ka publikuar fare ngarkesën ditore, me gjasë dje kanë marrë vërejtje nga “lart”. Asnjëri prej atyre që e quajnë veten ministra nuk thanë asnjë fjalë sot për energjinë: Sa po na kushton importi sot? Nga po vjen energjia? Kujt po ia paguajmë transportin? Po ua them unë: energjia po vjen kryesisht përmes Serbisë, në emër të “sovranitetit”, fqinjësisë së mirë ose falë kumbarëve të tregtisë me energji. LVV po e pamundëson konstituimin e Kuvendit dhe njëherësh deputetëve që të diskutojnë aty për këtë çështje me rëndësi jetike dhe jo vetëm” ka shkruar mes tjerash, deputetja, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Dhjetëra aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar …