Betim Gjoshi: Në qeverisjen e PDK-së u ndërtua Universiteti “Isa Boletini” kurse në qeverinë Kurti po ndërtohet universiteti paralel serb

Betim Gjoshi: PDK-ja ka ditur t’i mbështes liderët e vetë të cilët e kanë dërguar atë drejt rritjes dhe përparimit

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka thënë se ky subjekt politik ka ditur t’i mbështes liderët e vetë të cilët e kanë dërguar atë drejt rritjes dhe përparimit. Ai ka shkruar më tutje se Memli Krasniqi ishte i vetmi kandidat për kryetar partie pasi sipas tij, PDK-ja ka ditur t’i mbështes liderët të cilët e kanë  çuar partinë drejt rritjes. “Nuk është lehtë të drejtohet një parti e cila e ka një bagazh të jashtëzakonshëm, si PDK-ja. Siç e tha Krasniqi, as ai vetë dhe as askush prej nesh s’e ka menduar që dikush tjetër do ta drejtojë një parti e cila ishte themeluar nga liderë me peshë të madhe historike dhe kombëtare, siç kanë qenë Thaçi dhe Veseli” ka theksuar sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …