Artane Rizvanolli: Lajmet për import të energjisë nga Serbia, janë dezinformata

Ministrja në detyrë e Qeverisë Kurti, Artane Rizvanolli ka reaguar ndaj njoftimeve se Kosova është duke u furnizuar me energji nga Serbia. Ajo ka shkruar se lajmet e tilla janë dezinformata. “Ajo që po quhet “import” i energjisë nga Serbia duke përdororur të dhëna të rrjedhave FIZIKE të energjisë mund të jetë ose DEZINFORMATË e qëllimshme ose veç PADITURI, por në asnjë mënyrë nuk është e vërtetë. Serbia ka bllokuar tregtimin në linjat Kosovë-Serbi që nga pavarësimi energjetik i Kosovës më 2020. Ky është edhe një prej faktorëve kyçë që shpesh çon në ngarkesë të tepërt (kongjestion) në linjat mes Malit të Zi e Kosovës dhe mes Maqedonisë së Veriut e Kosovës. Lus të gjithë që deklarohen dhe publikojnë “informata” e “lajme” në lidhje me sektorin e energjisë që të informohen saktë paraprakisht!: ka shkruar ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres apelon për “një plan global vaksinimi” kundër Covid-19

Antonio Guterres: Ka rrezik që konflikti me Iranin të dal jashtë kontrollit dhe të ketë pasoja për mbarë botën

Pas sulmit nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj tri bazave bërthamore në …