Albin Kurti: Përkrahim qëndrimin e ShBA-ve dhe BE-së rreth programit të Iranit për armë nukleare

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se përkrah qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian rreth programit të Iranit për armë nukleare. Ai ka shkruar në adresën elektronike se siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim nuklear dhe jo më shumë bomba bërthamore që vënë në rrezik gjithë njerëzimin. “Republika e Kosovës përkrah qëndrimin e ShBA-ve dhe të Bashkimit Evropian rreth programit të Iranit për t’u pajisur me armë nukleare. ShBA-të janë aleati ynë kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special. Republika e Kosovës është e përcaktuar fuqishëm në mbrojtje të vlerave demokratike dhe euro-atlantike. ShBA-të janë superfuqia demokratike që duhen mbështetur. Posaçërisht kur shtete autoritare zhvillojnë programe për pajisje me armatim nuklear, kjo çështje bëhet urgjente dhe alarmuese” ka shkruar kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Më 16 mars 2001, në Maqedoni u ndërmor aksioni i parë i organizuar i luftëtarëve shqiptarë kundër policisë

25 vjet më parë, më 16 mars të vitit 2001, në Maqedoni u ndërmor aksioni …