Oxhaqet pa tym në KEK – shenjë e krizës energjetike apo shpresë për ajër më të pastër?

Pamje të pazakonta janë shfaqur të shtunën në rrjetet sociale: oxhaqet e Korporatës Energjetike të Kosovës, pa asnjë tym – një skenë që shumë qytetarë nuk e kujtojnë të ketë ndodhur në dy dekadat e fundit. Kjo situatë vjen si pasojë e një reduktimi drastik të prodhimit të energjisë nga KEK-u, i cili gjatë fundjavës ka operuar vetëm me bllokun A3, me një kapacitet prej 110 megavatësh. Ky prodhim mbulon më pak se 10% të konsumit total të energjisë në vend, duke e bërë Kosovën të varur pothuajse tërësisht nga importi. Pamjet ajrore të publikuara nga droni shfaqin një qiell të pazakonshëm mbi Obiliq – pa re të dendura tymi që zakonisht mbulojnë zonën, sidomos gjatë muajve të dimrit. Në të njëjtën kohë, në Obiliq dhe Prishtinë është regjistruar përmirësim i ndjeshëm i cilësisë së ajrit. Për shumë qytetarë, kjo është parë si një fotografi simbolike e kontrastit mes ndotjes së zakonshme dhe potencialit për një mjedis më të pastër. Por nga ana tjetër, kjo situatë ka ringjallur shqetësime të mëdha për sigurinë energjetike të vendit, veçanërisht në prag të muajve të ftohtë.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri: Pushteti rëndoi mirëqenien e qytetarëve dhe funksionimin e shtetit përmes vendimeve të dëmshme dhe anti-kushtetuese gjatë vitit 2023

Abelard Tahiri: PDK i ka hapur rrugë Vetëvendosjes, por VV po e bllokon Kuvendin

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se partia …