Beogradi

Kapitullin 35 për Kosovën nuk do ta debatojë Kuvendi i Serbisë

Propozimi i Partisë Demokratike të Serbisë që të mbahet një seancë speciale e Kuvendit të Serbisë. lidhur me kapitullin 35-të, në negociatat e Serbisë me BE-në, që ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, sipas të gjitha  gjasave do të mbetet në sirtar, njofton gazeta Veçernje Novosti e Beogradit. Lidhur me këtë kërkesë, shefi i grupit parlamentar i Partisë që udhëheq Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Martinoviq ka thënë: Së pari le të tregojë DSS-ja se çfarë ka bërë për të penguar shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe si ka reaguar në programin e serbëve në vitin 2004. Kapitulli 35 mendohet të jetë kapitulli kur Serbisë mund t’i thuhet ose Kosova ose Bashkimi Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: “Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në”

Edhe Zona Operative e Nerodimes i është bashkuar aktivitetit “Zjarri i Lirisë”, në mbështetje të …