Koalicioni PDK-LDK, nuk i ka numrat e nevojoshëm për votimin e demarkacionit me Malin e Zi

Koalicioni PDK-LDK, nuk i ka numrat e nevojoshëm për votimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi. Edhe pse ky koalicion numëron 83 deputetë në Kuvendin e Kosovës, PDK dhe LDK aktualisht pretendohet t’i kenë jo më shumë se 75 vota për ta votuar vijën kufitare më Malin e Zi. Burime brenda grupeve parlamentare të partive në pushtet bëjnë më dije se janë së paku tetë deputetë të këtyre partive të cilët janë kundër versionit aktual për demarkimin e kufirit me shtetin fqinj. Përderisa në PDK janë tre deputetë të kësaj partie,  të cilët kanë deklaruar se nuk do ta votojnë këtë marrëveshje, në LDK situata është më e komplikuar. Deputetët Shpejtim Bulliqi, Vjosa Osmani, Murat Hoxha, Adem Salihaj dhe Arben Gashi janë kundër versionit aktual të kësaj marrëveshje.

Kontrolloni gjithashtu

Britania flet për të ardhmen e Kosovës në NATO, por realiteti mbetet i bllokuar nga mosnjohjet dhe hezitimi i aleatëve

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë të ditur nga Brukseli …