Tema të tjera...
Ngrihet aktakuzë për krime lufte në Gjakovë, i dyshuari akuzohet për vrasjen e tre civilëve
27/06/2025
Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale me seli në Hagë, duke e akuzuar për qasje të njëanshme dhe veprime që bien ndesh me parimet themelore të drejtësisë ndërkombëtare. Haradinaj tha se kjo gjykatë ka devijuar nga mandati i saj fillestar dhe është shndërruar në një mekanizëm që prodhon dëshmi të fabrikuara, me qëllim të ndërtimit të narrativës së saj. “Kjo gjykatë ka marrë një drejtim të qartë politik dhe krijon dëshmitarë që i konvenojnë. Kjo bëhet qoftë përmes ushtrimit të presionit psikologjik dhe ligjor, qoftë përmes metodave të tjera që bien ndesh me standardet e drejtësisë”, theksoi Haradinaj. Ai shtoi se mënyra e funksionimit të kësaj gjykate i ngjan më shumë një procesi të dizajnuar për të përmbushur agjenda të caktuara, sesa një gjykimi të drejtë e të paanshëm. Deklaratat e Haradinajt vijnë në një moment kur procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, ndodhet në faza të avancuara në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku janë duke u paraqitur dëshmitarët e mbrojtjes dhe analizohen provat kyçe.