Rreth 30 mijë shtetas të Maqedonisë do të fshihen nga listat zgjedhore, meqë nuk kanë verifikuar të dhënat e tyre që kontestoheshin në bazë të një metodologjie të zbatuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve lidhur me pastrimin e listës zgjedhore. Nga rreth 40 mijë votues të dyshimtë, vetëm rreth 9 mijë prej tyre kanë verifikuar të dhënat gjatë një procesi që ka zgjatur 20 ditë. ëta persona që nuk janë paraqitur në zyrat e KSHZ-së, apo përmes formave tjera të përcaktuara do të kenë edhe një mundësi për të ruajtur të drejtën e votës. Ata mund të verifikojnë të dhënat e tyre gjatë një periudhe 15 ditore që nga shpallja e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Kontrolloni gjithashtu
“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej
Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
