Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

54 subjekte nisin aplikimin për certifikim për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se ka nisur zyrtarisht periudha për aplikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për certifikim për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025. Afati për aplikim do të zgjasë deri më 13 gusht. Deri më tani, Zyra për Regjistrim dhe Certifikim ka dhënë qasje në platformën online për 54 subjekte: 47 parti politike, 6 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat të pavarur. Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, është bërë e ditur edhe se është përzgjedhur operatori fitues për auditimin e financave të fushatës zgjedhore për Kuvendin e Kosovës. Auditimi i raporteve financiare pritet të nisë së shpejti, ndërsa raportet përfundimtare do të publikohen për të garantuar transparencë dhe llogaridhënie ndaj publikut.

Kontrolloni gjithashtu

Sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese rrezikojnë besueshmërinë institucionale

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar ashpër ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke …