leoni

Flet Dr. Vladimir Mici: - Turizmi elitar me gjithë blablatë e kryeministrit dhe shpurës së tij është jo egzistent në Shqipëri

Dr. Vladimir Mici: – Ajo që shqiptarët janë të interesuar nuk është thjesht shifra që kërkon NATO, por se ku këto para shpenzohen

-E kaluara edhe me më pak se 2% na ka treguar se është abuzuar me këto fonde duke bërë tendera koruptive për veshmbathjen dhe ushqimin e ushtrisë

– Ne e dimë që Shqipëria pas viteve 1990 filloi e shkatërroi arsenalin e saj ushtarak me pretendime se ishin lindore, se ishin jashtë kohës.

-Lufta në Ukrahinë, përveç se krijoi një vizion të ri të luftës  tregoi se edhe armët, të cilët gjoja ishin të vjetra janë veçanërisht efektive.

 Aktualisht Shqipëria është e angazhuar me rreth 2% të buxhetit të saj për mbrojtjen , me një perspektivë prej 3.5% në vitin 2030.

– Në vitin 2035 Shqipëria duhet të përmbush objektivin prej 5% të të ardhurave buxhetore të shkojnë për mbrojtjen.

Intervistoi: Albert Z. ZHOLI

Udhëheqësit e NATO-s kanë miratuar në Samitin e fundit një rritje të madhe prej 5% të shpenzimeve për mbrojtjen dhe kanë riafirmuar angazhimin e tyre për të mbrojtur njëri-tjetrin nga çdo sulm, pas një samiti të shkurtër të mbajtur në Hagë. Përmes një deklarate të shkurtër, NATO ka njoftuar miratimin e një objektivi të ri për shpenzimet e mbrojtjes 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2035 – një përgjigje kjo ndaj kërkesës së Trump dhe frikës së evropianëve se Rusia paraqet një kërcënim gjithnjë e më të madh për sigurinë e tyre pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022. Bëhet e ditur se të 32 udhëheqësit miratuan një deklaratë përfundimtare të samitit, ku thuhej: “Aleatët angazhohen të investojnë 5% të PBB-së çdo vit për nevoja thelbësore të mbrojtjes, si dhe për shpenzime të lidhura me mbrojtjen dhe sigurinë deri në vitin 2035, për të garantuar përmbushjen e detyrimeve tona individuale dhe kolektive.” Ndër të tjera, në deklaratë thuhet se vendet anëtare do të paraqesin “plane vjetore” që dëshmojnë “një rrugë të besueshme dhe graduale për të arritur këtë objektiv”, me një rishikim më të plotë të përparimit të bërë në vitin 2029.

Tutje, deklarata me pesë pika përfshin gjithashtu një rresht që riafirmon “angazhimin e hekurt të 32 vendeve për mbrojtjen kolektive, siç është parashikuar në Nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit – se një sulm ndaj njërit është sulm ndaj të gjithëve.” Dokumenti përmban edhe një rresht që premton mbështetje të mëtejshme për Ukrainën dhe thekson se “siguria e saj kontribuon në tonën”, por nuk shkon deri në një dënim të drejtpërdrejtë të Rusisë. Megjithatë, aty përfshihet një formulim i veçantë për “kërcënimin afatgjatë që paraqet Rusia për sigurinë euroatlantike”

–          Tashmë dihet që deri në vitin 2035  shpenzimet e mbrojtjes për çdo vend të NATO-s do jenë 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) një përgjigje kjo ndaj kërkesës së Trump dhe frikës së evropianëve nga Rusia. Çfarë do të përbëjë kjo për Shqipërinë?

Aktualisht Shqipëria është e angazhuar me rreth 2% te buxhetit të saj për mbrojtjen , me një perspektive prej 3.5%  në vitin 2030 dhe në vitin 2035 ajo duhet të përmbush objektivin  prej 5% të të ardhurave buxhetore të shkojnë për mbrojtjen. Kjo  në terma relativ, sepse në  terma absolut %  e vitit 2035 do të jetë se 4 fishi i buxhetit aktual.  Ajo që shqiptarët janë të interesuar  nuk është thjesht shifra që kërkon NATO, por se ku këto para shpenzohen. E kaluara edhe me më pak se 2% na ka treguar se  është abuzuar me këto fonde duke bërë tendera koruptive për veshmbathjen dhe ushqimin e ushtrisë. Kjo pa diskutuar për përparësitë e armatimit luftarak, që lidhet me mjaft  problematika të tjera jo vetëm financiare, por edhe strategjike dhe të varura nga ndryshimi i shpejtëi i mjedisit global dhe vetë egzistencën e NATO-s. Tashmë që po mendohet se duhet të vihen në punë edhe uzinat ushtarake, kjo nënkupton se një oferte e re koruptive është një mundësi e hapur . Kjo vjen në dritën e ndërtimeve apo rikonstruksioneve nga  ana ndërtimore, po ashtu  edhe në investime teknologjike. Shqipëria e para viteve 1990 këtë industri e kishte mbështetur në industrinë e saj kimike  dhe metalurgjike. Sot këto industri nuk egzizstojnë. I gjithe sistemii transportit të mjeteve ushtarake kërkon rregullime në sistemin aktual rrugor, duke ndërtuar rrugë të reja, baza të reja, ura e mbikalime e nënkalime të reja. Sisteme të reja nëntokësore, rikonstruksione të atyre egzistuese janë pjesë e një strategjie që kërkon një rimodelim dhe qasje të re. Sot qiejt dhe detet e Shqipërisë mbrohen nga NATO, vetëm falë antarësimit në aleancë. Por e ardhmja do të thotë një shpenzim shumë më i madh, që nënkupton që operacione të tilla mund dhe duhet të diskutohen nën kushtet e reja. Kjo sjell një qasje të re të administrimit të buxhetit. Pra problem Shqiptar i 5% nuk është shuma në dispozicion, por drejtimet e përdorimit të tij. Pra sa efektiv ky buxhet do të jetë! Ne e dimë që Shqipëria pas viteve 1990 filloi e shkatërroi arsenalin e saj ushtarak me pretendime se ishin lindore, se ishin jashtë kohës, por lufta në Ukrahinë, përveç se krijoi një vision të ri të luftës tregoi se edhe armët, të cilët gjoja ishin të vjetra janë veçanërisht efektive. Dhe veçanërisht efektive doli se janë armët, apo predhat e prodhuara me kosto të ulët. Në mënyrë të veçantë artileria tokësore, ajrore apo bregdetare. Shkatërrimi i tyre kishte një kosto (e cila arriti kulmin me shpërthimin e Gërdecit), e cila duhet të jetë objekt i zëvëndësimeve duke pasur parasysh nivelin e fortifikimit aktual të tyre.

Duke ju rikthyer buxhetit dhe duke e konsideruar 5% një detyrim ligjor ajo që duhet të shohim është se ku do të drejtohen fondet? Si çdo hallkë e sistemit struktura e mbrojtjes përbëhet:

  1. Shpenzimet e funksionimit të Ministrisë së mbrojtjes, apo shpenzimeve të saj operative, që përfshin pagat e administratës së Ministrisë së mbrojtjes së bashku edhe me shpenzimet për funksionimin e saj.(Po i veçoj pagat për forcat e armatosura aktive.). Këto shpenzime janë identike si ato të çdo Ministrie që funksion me investimet  dhe shpenzimet e tjera operative.
  2. Shpenzimet për forcat e armatosura aktive të cilat përbëhen:
  3. Pagat e personelit ushtarak aktiv, që fillon nga shtabi i përgjithshëm e deri tek paga e ushtarit aktiv.
  4. Shpenzimet për mirëmbajtjen e forcave të armatosura, që lidhen me shpezimet për konsumin e armatimeve, stërvitjev , kualifikimet, kryerjen e detyrave ushtarake brënda dhe jashtë kufijve.
  5. Shpenzimet për modernizimin e armatimeve përmes investimeve në blerjen e armëve të reja të sofistikuar, zëvëndësimin e tyre apo edhe shtimit të kontigjentëve të tjera të armëve dhe municioneve.
  6. Shpenzimet që bëhen për sigurimin , ruajtjen, transportin dhe qarkullimin e këtyre armëve dhe municioneve.
  7. Shpenzimeve për pajisje, veshmbathje dhe ushqime të forcave të armatosura, të cilat janë të programuara për kohë paqje dhe lufte dhe stërvitje të veçanta, apo të organizuara mbi baza vëndi apo me forcat aleate.
  8. Shpenzime për prodhimin e armëve, mjeteve dhe municioneve luftarake dhe mësimore dhe shtimin e rezervave të luftës.

Nëse do t’i referohemi faqes zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet: Buxheti i vitit 2025 garanton mbështetjen e plotë financiare për projektet e modernizimit të Forcave të Armatosura dhe siguron gjithashtu zbatimin e reformave të nisura, me qëllimin përfundimtar që investimet në Mbrojtje të përkthehen në:

  1. Trajtim dinjitoz të personelit ushtarak;( zor se kjo është në përputhje me strukturën e pagave aktuale)
  2. Rritje e gatishmërisë operacionale e forcave tona;( Pa sqaruar se çfarë kuptohet).
  3. Përmirësimi i infrastrukturës ushtarake dhe mirë administrimi i aseteve të MM dhe FA;  Kapacitete të qëndrueshme për menaxhimin e emergjencave civile;( nëse e ka për artet , tunelet dhe fortifikimet ushtarake kjo është qartë e lënë pas dore, sepse s’ka pasur asnjëherë fonde)
  4. Një industri ushtarake dinamike.( Pa e kuptuar se çdo të thotë për ne dinamike, apo statike. Të lëvizshme në rast lufte apo përshtatjen e industrisë sipas nevojave të reja. Sot lufta me drone, avion, bombardime, sisteme elektronike informacioni nga distanca kërkojnë sisteme që eleminojnë kërcënimet nga ajri, internet, spiunazhi etj që kërkojnë struktura të reja prodhuese në kushtet e luftës dhe ruajtjen e vazhdimësisë së saj gjatë çdo agresioni të mundshëm.)

Ajo që nuk dimë ende është se ky partneritet me NATO-n do të vijojë apo do të jetë me vizionin e ri europian për të pasur një ushtri europiane ku secili vënd do të organizojë ushtrinë e vet e pandikuar nga ndihma amerikane e deritanishme. Europa ka mbi 70 vjet që përdor kontributet amerikane për të siguruar paqen e vet dhe jo paratë e veta. Situata sot ku SHBA i kërkon Europës të rrisë buxhetin e saj, ndryshe ajo nuk do të jetë më NATO, ka hapur sytë e Europës dhe vëndeve përfituese më të mëdha si Gjermania , Franca, Spanja dhe Italia. Rritja e buxheteve ka ngritur edhe pyetjen e duhur nëse ka detyrim SHBA mbajë Europën, apo Europa duhet të ngrejë dhe mbajë ushtrinë e saj. Kjo duhet të ishte themeli i takimit të liderëve të NATO-s. Europa duhet të ulet në tavolinë jo si përfituese, por si kontribuese e paqes, dhe kufijtë e saj t’i mbrojë ajo jo SHBA-ja. SHBA është partner, por jo shërbëtor i Europës. Në këtë kontekst Europa duhet të zgjidhë hallet e saj ( po ashtu edhe Shqipëria), duke bërë pjesën e saj jo vetëm në vëndet e tyre, por edhe më gjërë ku liria dhe demokracia dhe siguria e Europës mund të cënohet. Kapja e papërgatitur e Europës në luftën Rusi –Ukrahinë dhe Izrael-Iran treguan dobësi të theksuara të kapaciteteve mbrojtëse të Europës, që duam apo s’duam ne janë reale. Shumë vënde psh Spanja i ka kërkuar NATO-s të mos rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së, Në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të aleancës, Mark Rutte, Kryeministri Pedro Sánchez bëri thirrje për një “formulë më fleksibël”, që do ta bënte objektivin e shpenzimeve opsional ose do ta përjashtonte Spanjën nga përmbushja e tij. Por çdo marrëveshje për të rritur shpenzimet e mbrojtjes, në përgjigje të kërkesës së Presidentit të SHBA-së Donald Trump, do të kërkonte miratim unanim nga 32 shtetet anëtare. “Angazhimi për një objektiv prej 5% jo vetëm që do të ishte i paarsyeshëm, por edhe kundërproduktiv, pasi do ta distanconte më tej Spanjën nga shpenzimet optimale dhe do të pengonte përpjekjet e vazhdueshme të BE-së për të forcuar ekosistemin e saj të sigurisë dhe mbrojtjes”, shkroi Sánchez në letër. “Është e drejta legjitime e çdo qeverie të vendosë nëse është apo jo e gatshme të bëjë këto sakrifica. Si një aleat sovran, ne zgjedhim të mos e bëjmë këtë”, shtoi ai.Rutte propozoi që shtetet anëtare të bien dakord të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 3.5% të produktit të brendshëm bruto dhe të angazhojnë një shtesë prej 1.5% për shpenzime më të gjera që lidhen me sigurinë për të përmbushur kërkesën e Trump. I pyetur në lidhje me kërkesën e Spanjës, një zyrtar i NATO-s tha: “Po zhvillohen diskutime midis aleatëve mbi një plan të ri investimesh në mbrojtje”. Objektivi aktual i NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes është të paktën 2% e PBB-së. Udhëheqësit e NATO-s thonë se ky objektiv nuk është më i mjaftueshëm, pasi e shohin Rusinë si një kërcënim më të madh pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.Nga ana tjetër Trump ka thënë se anëtarët e NATO-s nuk po shpenzojnë pjesën e tyre të drejtë për mbrojtje dhe ka kërcënuar të mos i ndihmojë anëtarët e tjerë që nuk po investojnë mjaftueshëm. Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë qenë mbështetësi kryesor ushtarak i Kievit që nga pushtimi rus, pritet të shpenzojnë rreth 3.38% të PBB-së së tyre për mbrojtje në vitin 2024, i treti më i lartë midis vendeve të NATO-s, sipas aleancës.. Anëtarë të tjerë të NATO-s kanë vënë në pikëpyetje afatin kohor, duke thënë se është shumë pranë, por në përgjithësi janë të gatshëm të vazhdojnë, thanë burime diplomatike. Italia dëshiron që afati të zhvendoset nga viti 2032 në vitin 2035 dhe dëshiron të eliminojë kërkesën për të rritur shpenzimet me 0.2 përqind në vit, duke i dhënë asaj më shumë liri veprimi për rritjet vjetore për sa kohë që përmbushet objektivi përfundimtar, tha një burim për Reuters.

Për Gjermanët tashmë është e qartë se për të marrë rolin e liderit të Europës kushtet aktuale të financimit nuk mjaftojnë …Pse?

Ajo me të cilën është përballur Gjermania është pikërisht se ku duhet shpenzuar, në rilindjen dhe shtimin e kapaciteteve të industrisë ushtarake në mënyrë të pavarur nga SHBA-ja, apo të blejë armatime dhe municione dhe material luftarak nga  SHBA dhe aleatët europianë, apo do të ketë specializime për kapacitete prodhuese jo vetëm për nevojat e veta, por edhe aleatët. E njëjta vjen edhe për Francën, Britaninë dhe vëndet e tjera europiane. Funksionimi i industries ushtarake europiane do të bëhet vetëm mbi buxhete dhe plane të përcaktuara qartë, për shkak të kostove tejet të larta të kësaj industrie. Kështu që funksionimi më masiv i kësaj industrie kërkon përveçse fonde të reja për t’u ngritur ajo kërkon burime njërëzore dhe financiare, por edhe një ndarje të re të punëve që mund të sjellë kontradikta midis antarëve të bllokut aktual të NATO-s, që lidhen me mosmarjen e prodhimeve amerikane, apo edhe prodhimin e pjesëvë të veçanta që lidhen me  prodhime të caktuara.

Për Shqipërinë ky objektiv 5% do të implementohet i ndarë në dy kategori. Pjesa dërrmuese, pra 3.5% do t’i takojë si buxhet i dedikuar Ministrisë së Mbrojtjes. Duke marrë në referencë PBB-në aktuale të Shqipërisë 26 miliardë euro, për të përmbushur këtë detyrim, duhet që buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes të rritet nga 520 milionë euro që është këtë vit, në 910 milionë euro. Ky buxhet shtesë do të përdoret për mbrojtje thelbësore, siç janë trupat, armët apo mbështetje të tjera për luftimin. Shqipëria ka hyrë në një fazë ku synon të ringrejë edhe njëherë industrinë ushtarake duke vënë në punë ndërmarrjet shtetërore si Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës Elbasan, Uzina Mekanike Gramsh dhe Kombinati Mekanik Poliçan. Kjo përbën edhe një sfidë, sepse po flasim për një Shqipëri, që po zbraset jo vetëm nga migracioni i popullsisë, por edhe niveli profesional i kërkuar për të prodhuar dhe mbajtur në funksionim këtë industri, e cila do të jetë totalisht e modernizuar dhe sipas standarteve ndërkombëtare. Në fazën aktuale ajo i ngjan  një misioni sfidues. Sfida tashmë konvertohet del e dyfishtë. E para se si ajo do të shkojë tek niveli 5% i PPB ( produktit të përgjithshëm bruto) që nënkupton gati 20% të ardhurave tatimore të shkojnë për këtë industri duke bërë një rritje relative 2.5 herë më shumë nga sot dhe 3.7 here më shumë në vlerë absolute. Angazhimi për një objektiv prej 5% mund të kthehet e të jetë kundërproduktiv, pasi do ta distanconte më tej Shqipërinë nga shpenzimet optimale ajo të mos jetë  e gatshme të përballojë këto kosto shtesë.

Sfida sa ka filluar për ne. Të shohim në praktikë se si do të vijojë…

Kontrolloni gjithashtu

Flet Dr. Vladimir Mici: - Turizmi elitar me gjithë blablatë e kryeministrit dhe shpurës së tij është jo egzistent në Shqipëri

Dr. Vladimir Mici: Çdo sistem arsimor përbëhet nga tre shtylla: programet e shkollimit, infrastrukturën dhe me stafin arsimor ku ne kemi mungesa serioze

– Ne kemi trashëguar njësistem  arsimimi nga lindja dhe kalimi në sistemin perëndimor  ka sfidat e …