Komisioni qytetar për demarkacionin hedh poshtë pohimet e Thaçit e të Mustafës për gjoja pagesa Malit të Zi

Komisioni qytetar për demarkacionin hedh poshtë pohimet e Thaçit e të Mustafës për gjoja pagesa Malit të Zi

Përfaqësues i Komisionit Qytetar të vijës kufitare Kosovë – Mal i Zi, Rasim Mulaj, ka reaguar kundër pohimeve të kryetarit, Hashim Thaçi dhe kryeministrit Isa Mustafa për demarkacionin me Malin e Zi. Shprehim indinjatën tonë të thellë me reagimet e rrema, të pa baza, krejtësisht të pavërteta të incitucioneve tona qendrore me ne krye presidentin Thaçi, kryeministrin Mustafa, vartësve të tyre, Komisionit Qeveritar se gjoja territori që “dhunshëm” po dëshirojnë t’ia falin Malit të Zi, 8800 hektarë, i kanë takuar shtetit të Malit të Zi, dhe deklarimeve të tyre të rreme se gjoja ne, banorët, shfrytëzues të këtyre bjeshkëve, i paskemi paguar taksa Malit të Zi. Këto deklarime të pavërteta të krerëve shtetërorë të Kosovës jo vetëm që i kundërshtojmë si të pa qenë, por edhe i kemi dëshmuar e jemi në gjendje prapë të ja u dëshmojmë me dokument, me fletëpagesa të taksave, gjobave e dokumenteve tjera, të cilat gjithmonë i kemi kryer në institucionet e Kosovës, në Pejë.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …