Milovan Drecun

Zyrtarët e Serbisë pranojnë të takohen me zyrtarët e Prishtinës, por pa prani të simboleve të Kosovës

Sipas gazetës beogradase “Veçernje novosti” bëhet e ditur se “takimi i delegacionit të Odës ekonomike të Serbisë dhe paralajmërimet e vajtjes  së ndërmarrësve nga Kosova dhe të përfaqësuesve politikë të rangut më të ultë në Beograd e në Nish, janë paralajmërime të etapës së re në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit e Prishtinës, (jo në mes të Kosovës dhe Serbisë). Milovan Drecuni , shefi Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, thotë se ky bashkëpunim, është i domosdoshëm për stabilitet të Kosovës, por kjo nuk do të thotë se duhet pritur takime të nivelit të lartë jashtë kornizës nga statusi neutral. “Asnjë zyrtar yni nuk ka të drejtë që tërthorazi ta njohë Kosovën duke u ulur në tryezë me politikanë të Prishtinës në hapësirat ku gjenden simbolet shtetërore të Kosovës. Këtë secili duhet ta ketë para sysh”, ka thënë Drecun.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Shahini: Vendimet e Qeverisë për masat anti-Covid janë kundërthënëse me njëra-tjetrën dhe jo mirë të analizuara

Agim Shahini: 600 biznese u larguan në Shqipëri – Kapitali po ikën, Kosova po dobësohet

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka ngritur shqetësime serioze për ikjen masive të kapitalit vendor jashtë …