Ramush Haradinaj: Aleanca me SHBA-në është e përjetshme, synojmë anëtarësim të plotë në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me Zyrtarin e Lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Mark Fleming, gjatë një vizite në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë. Në njoftimin e tij zyrtar, Haradinaj ka theksuar rëndësinë strategjike të forcimit të marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe nevojën për thellimin e partneritetit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. “Kosova mbetet e përkushtuar për anëtarësim të plotë në NATO, dhe mbështetja e SHBA-së është tepër e rëndësishme për këtë rrugë”, ka shkruar Haradinaj. Ai ka shtuar se aleanca e Kosovës me SHBA-në është “e përjetshme dhe e pathyeshme”, duke nënvizuar përkushtimin e vendit për ta forcuar këtë partneritet në baza ditore.

Kontrolloni gjithashtu

Natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, “Rojat e urës” në Veri të Mitrovicës vranë 10 shqiptarë plagosën qindra të tjerë

Natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, “Rojat e urës” në Veri të …