leoni

Ekonomia e Kosovës me deficit të thelluar tregtar në rajon, importet dominojnë ndaj eksporteve

Gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, ekonomia e Kosovës është përballur me një disbalancë të theksuar tregtare me vendet fqinje, ku importet kanë tejkaluar ndjeshëm eksportet, duke thelluar më tej deficitin kronik tregtar të vendit. Sipas të dhënave zyrtare nga Dogana e Kosovës, importet totale nga Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi arritën vlerën e 467.5 milionë eurove, ndërsa eksportet në këto vende kapën vetëm 183 milionë euro, duke krijuar një deficit rajonal prej mbi 284 milionë eurosh. Më problematiku mbetet raporti me Serbinë, nga e cila Kosova importoi mallra në vlerë prej 110.5 milionë euro, ndërsa eksportoi vetëm 24.5 milionë euro. Rikthimi i fuqishëm i importeve serbe pasoi vendimin e qeverisë Kurti në tetor 2024 për të hequr masat kufizuese ndaj mallrave serbe — një kthesë që përbën kontrast me diskursin e hershëm të Vetëvendosjes, e cila në vitin 2011 e cilësonte “tregtinë e lirë” me Serbinë si të dëmshme për shtetësinë e Kosovës. Nga viti 2021 deri në fund të vitit 2024, Kosova ka akumuluar një deficit tregtar prej mbi 19 miliardë eurosh, sipas analizave ekonomike. Edhe pse në vitin 2022 eksportet patën një ngritje rekord në 920.4 milionë euro, ky vrull nuk u ruajt. Vitet 2023 dhe 2024 sollën stagnim, duke vënë në pikëpyetje narrativën e “rilindjes ekonomike” të qeverisë aktuale. Disbalanca e vazhdueshme mes importeve dhe eksporteve jo vetëm që e dëmton prodhimin vendor, por edhe e bën ekonominë e Kosovës të varur në mënyrë strukturore nga tregjet e jashtme.

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja

Shukri Buja reagon pas vendimit të Themelores: “Vendim i pabazë, tentim për të më ndalur politikisht në Lipjan”

Shukri Buja, kandidat i PDK-së,  për kryetar të Komunës së Lipjanit, ka reaguar ashpër ndaj …