Nuredin Ibishi

Nuredin Ibishi: Demarkacioni nuk është fare në rregull, por më shumë vlen Kosova se ajo hisja jonë atje (!)

Deputeti i LDK-së, Nuredin Ibishi, thotë se në kohën kur Kosova po ballafaqohet me pakënaqësi rreth shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi, faji po i hidhet Komisionit Shtetëror, që lejoi ardhjen deri në këtë situatë. Ibishi ka thënë për mediet se është Komisioni Shtetëror ai që i solli deputetët para aktit të kryer. Unë personalisht fare nuk mendoj se është në rregull demarkacioni, por pasi është interesi i shtetit më i madh se ajo hise e jona aty, normal se duhet të votohet. Unë veç kam deklaruar se janë bërë shumë gabime aty. Puna e Komisionit është e papërgjegjshme dhe fatkeqësisht marrëveshja nuk është rishikuar me kohë, por sido që të jetë tash po flasim për diçka që ka ndodhur dhe nuk mund të kthehet prapa, ka thënë z. Ibishi, në akord të plotë  me filozofinë pacifiste të LDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …