Organizatat e dala nga lufta të shqetësuara për ngërçin politik: “Moskonstituimi i Kuvendit është shkelje e Kushtetutës”

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i kanë bërë thirrje të gjitha partive politike, e veçanërisht partisë fituese të zgjedhjeve, që të gjejnë urgjentisht zgjidhje për konstituimin e institucioneve. Në një konferencë për media, përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Gazmend Syla, shprehu shqetësimin e thellë për krizën politike, duke kujtuar se deri tani janë bërë 48 tentime të dështuara për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. “Kjo situatë tregon mungesë të vullnetit politik për zgjidhje. Gjykata Kushtetuese ka dhënë afatin përfundimtar për konstituim më 26 korrik, dhe çdo tejkalim i këtij afati përbën shkelje të Kushtetutës”, tha Syla. Ai paralajmëroi se nëse partitë politike nuk reflektojnë deri më 26 korrik, organizatat e dala nga lufta nuk do të qëndrojnë duarkryq. “Nuk kërkojmë privilegje apo favore politike, kërkojmë vetëm zbatimin e Kushtetutës. Kosova është ndërtuar me gjakun e dëshmorëve dhe kjo sakrificë nuk do të lejohet të nëpërkëmbet”, theksoi Syla.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Evropian ka shfaqur shqetësimin për prodhime kineze

Bashkimi Evropian ka shfaqur shqetësimin për prodhime kineze. Komisioner të Bashkimit Evropian për drejtësi, kanë …